E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk njoh një popull të dytë në rruzullin tokësor që kushton kaq lirë sa shqiptarët!
Publik News

Nuk njoh një popull të dytë në rruzullin tokësor që kushton kaq lirë sa shqiptarët!

Nuk ka një popull të dytë në botë më të dëshpëruar dhe me te vjedhur se shqiptarët.

Po u vijne njerezit verdalle pallateve dhe shtepive ne Durres. Nje pjese shohin shtepine dhe largohen serish. Nje pjese tjeter nuk kane me fuqi te presin ekspertizen e banesave dhe flene ne shtepite qe nuk e dine sa te sigurta jane. Kur u thua si mund te flini tek nje shtepi qe nuk e dini sigurte është, te thone: si te jete kismet. Nuk mundemi më.

Per nje jave u dorezuan plotesisht. Kudo qe te shkosh nuk mund te rrish me gjatë sepse është popull ekstremisht i varfer dhe secili ka hallet e veta. Po pajtohen dalengadale me situaten dhe jane tashme plotesisht të dorezuar. Do te hyjme ne shtepi thone dhe po qe kismet le te vdesim. I kane varferuar gjer ne palce dhe askush nuk i reziston vdekjes me shume se nje jave. Qofte hallexhinjte qofte mikpritesit e tyre hallexhinj.

Ne Shqiperine time, kursi i shkëmbimit të jetes ne bursen e vdekjes per popullin e thjeshte është vetem një jave. Ndersa hajdutet e tyre te majmë qe kercenojne televizioneve nderrojne zemrat, veshkat dhe melcite ne spitalet e luksit prej parave te popullit te vjedhur.

Nuk njoh nje popull te dyte ne rruzullin tokesor qe kushton kaq lire sa shqiptaret!

Shqiptaret, ndryshe nga te vjedhurit e tjere te botes, perveç termeteve qe i zene përfund perballen edhe me nje tjeter rrezik. Nese ulerijne nga dhimbjet e tyre te medha, rrezikojne burg, sepse po perhapin panik. Te gjithe te vjedhurit e botes mund te qajne e ulerijne por thjesht nuk i degjon kush. Ne Shqiperi edhe ulerimat jane te ndaluara sepse te marrin xhelatet e Firaunit dhe të rrasin në burg. Neni eshte percaktuar tashme. Nese qan me ze: “Po perhap panik”!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.