VIDEO/ Edi Rama në rolin e moderatorit, interviston Blendi Fevziun
Kryeministri Edi Rama është bërë sot pjesë e festës së 20-vjetorit të themelimit të emisionin ‘Opinion’, por këtë herë është shfaqur ndryshe.
Ai ka ndryshuar rolin me moderatorin, Blendi Fevziun, ndërsa i ka drejtuar disa pyetje këtij të fundit. Rama
Rama: A nuk mendoni se pas 20 vitesh duhet ti ndërroni emrin emisionin?
Fevziu: Jo nuk mendoj kështu. Nuk kam pas e ndryshoj as emrin e as imazhin, pasi ecën mirë.
Rama: Nëse do jepje një përgjigje të sinqertë, ose më saktë…
Fevziu: Një gjë…me kryeministër sdo e ndërroja kurrë emisionin
Rama-Fevziut: Do tregohesh i mëshirshëm me mua vetëm kur të bëhem për maskë oksigjeni
Rama: Sa je ti personazh i opinionit?
Fevziu: Besoj se opinioni është krijesë e të gjithëve.
Rama: Sa mund ti mbijetonte opinion tërheqjes tënde?
Fevziu: Nuk do kishte
Rama: Po ti sa do i mbijetoje opinionit nga ekrani
Fevziu: Do mbyllesha në shtëpi dhe nuk do më shihnit
Rama: Kush janë 3 momentet më të spikatura që të kanë lëne mbresa për mirë dhe për keq?
Fevziu: Nuk harroj intervistën me Gerlandinen në Afrikën e Jugut. Ajo merrte frymë me oksigjen dhe jepte intervistë. Intervista me Jusuf Vrionin. Ishte personazhi që dha intervistën e vetme në jetë. E treta është një intervistë me Ismail Kadarenë në vitin 2006.
Rama: 3 momentet më negative, por të lutem shkurt se kemi reklama (qesh)
Fevziu: Momenti me Artan Lamen si dhe në vitin 1998 kur pata një sherr me Azem Hajdarin. Ndërsa momenti i tretë kur shoh një pjesë të njerëzve që vijnë në studio të kapardisur.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155120389101523/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


