Mesazhi i ministrit të Jashtëm italian: Të ulen tensionet, të gjithë aktorët politikë të hapin kanalet e dialogut
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka apeluar sot në fjalën e tij pas takimit me kryeministrin Rama për dialog mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare që të mos kompromentojë procesin e integrimit evropian.
“Ndodhem këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Italisë në rrugërtimin e integrimit evropian. Theksova mëbshtetjen e palëkundur të integrimit te Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut dhe në vijim të vendimit të mos celjes se negociatave që u mor në tetor.
Italia instiston mbi nevojën e një vendimi pozitiv për të dyja vendet dhe për të caktuar një datë për konferencën së parë ndërqeveritare dhe një mandat për komisionin për te pergatitur edhe kuadrin e negociatave.
I shpreha deshiren qe gjithë aktorët politikë të angazhohen edhe me tej ne rivendosjen në një klimë politike te tille qe të mos kompromentojë rrugetimin e integrimit evropian, duke favorizuar një ulje të tensioneve dhe hapjen e kanaleve të përballjes dhe dialogut”, tha Maio ne konference.
Kryeministri Edi Rama teksa falenderoi Italine per ndihmen qe dha pas termetit tragjik te 26 nentorit, tha: “diskutuam edhe për aspekte të partneritetit tonë strategjik. Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë i parë në marrëdhëniet ekonomike e tregtare, vendi që nuk është kursyer asnjëherë në transformimih e vendit nga një diktaturë në një demokraci funksionale. Diskutuam edhe per reformën në drejtësi, ligjet e reja kundër KCK, krimit të organizuar dhe mbi njësinë speciale kundër korrupsionit.
Kryeministri italian më ka konfirmuar gatishmërinë e Italisë për të mbështetur edhe me njerëz në terren, një bashkëpunim konkret e të përditshëm”, tha Rama.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



