E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Soreca: Reforma në drejtësi përparësi kryesore për Shqipërinë
Publik News

Soreca: Reforma në drejtësi përparësi kryesore për Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones zhvilluan sot një takim me Prokurorin e ri të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Me një shënim në Twitter, Soreca shkruan se në takim u diskutua për përparësitë kryesore të zyrës së re të Çelës, ndërsa shton se zgjedhja e tij si kryeprokuror “paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi”.

Së bashku me Leyla Moses-Ones sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë në pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Cela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan Soreca.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryeprokurori Çela zhvilloi një takim edhe me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, i cili e vlerësoi zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri “si një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.