E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët zihen me grushta për ndihmat
Publik News

Banorët zihen me grushta për ndihmat

Një sherr masiv ka ndodhur pak më parë në fshatin Qafëzezë të Korçës. Kjo ka ndodhur me shpërndarjen e ndihmave nga dëmet që u lanë nga tërmeti i qershorit të kaluar.

Përplasja ka ndodhur midis kryeplakut të fshatit dhe banorëve. Nga një sherr verbal, konflikti ka degjeneruar në sharje e fyerje dhe më pas në grushta midis tyre.

Banorët janë shprehur se nuk kanë ku të shkojnë sepse shtëpitë e tyre janë shembur më 1 qershor. Persona të tjerë janë përfshirë në këtë sherrr masiv.

“Na erdhën me polici për të na larguar nga kontenierët, s’kemi ku të shkojmë, s’kemi as banesë asgjë. Asnjë lloj ndihme tjetër vetëm kontenierin”, ka thënë një nga banorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.