E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ançeloti me rrogë të “çmendur” te ekipi i ri
Publik News

Ançeloti me rrogë të “çmendur” te ekipi i ri

Karlo Ançeloti dhe Evertoni e kishin gjetur akordin mes tyre pas takimit të së hënës në Angli. Zyrtarizimi mungon vetëm për shkak të Napolit dhe OK-it që do të vijë nga klubi italian për të prishur marrëveshjen kontraktuale që mban ende lidhur me ish-skuadrën e tij teknikun italian (kontrata skadon më 30 qershor 2021).

Topin e ka presidenti Aurelio De Laurentis, i cili është me fat, sepse do të kursejë milionat që i detyrohej trajnerit që shkarkoi pas ndeshjes me Genkun në Champions. Vetëm kjo po e shtyn zyrtarizimin e rikthimit të Karlo Ançelotit në Premier Ligë.
Ai ka rënë dakord që të drejtojë Evertonin për 4.5 vitet e ardhshme, nga e cila do të përfitojë një rrogë të çmendur: 11.5 milionë paund në vit, plus 2.5 milionë për çdo sezon që “Toffees” do të mbijetojnë në Premier Ligë.

Kështu që mjafton që ekipi i dytë i Liverpulit të mos bjerë nga kategoria dhe rroga vjetore e 60-vjeçarit do të arrijë në total 14 milionë paund. Kjo do ta bëjë atë trajnerin e katërt më të paguar të Anglisë: pas Pep Guardiolës (20 milionë paund), Zhoze Murinjos dhe Jyrgen Klopit (15 milionë paund). carlo-ancelotti-cropped_18f67khlfk5qf1chfg9gyrm5hd

I biri i tij, Davide, do të vazhdojë që të jetë asistenti i tij edhe në “Goodison Park”, ashtu siç 30- vjeçari ka bërë edhe te Bajerni dhe Napoli, ndërsa te Reali dhe PSG e ka ndihmuar babanë si trajner i fitnesit.

Trajneri provizor i Evertonit, Dankan Ferguson, do të jetë zëvendëstrajner. “The Sun” thotë se zyrtarizimi i Karletos do të bëhet ditën e enjte dhe të shtunën ai do të jetë në stolin e “Goodison Park” për ndeshjen kundër Arsenalit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.