Këto janë përballjet për javën e fundit të vitit në Superligë. Caktohen oraret
Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar oraret e sfidave për javën e 17-të të Kategorisë Superiore, e fundit për këtë vit kalendarik.
Të gjithë sfidat do të zhvillohen të dielën, por në dy orare të ndryshme. Në 13:00, janë programuar Laçi-Tirana, Flamurtari-Teuta dhe Bylisi-Luftëtari.
Dy sfidat e fundit të kësaj jave, Kukësi-Skënderbeu dhe Partizani -Vllaznia do të nisin në orën 16:00.
E Diel, 22 dhjetor (java 17 në Kategorinë Superiore)
Ora 13:00 Laçi-Tirana
Ora13:00 Flamurtari-Teuta
Ora 13:00 Bylisi-Luftëtari
Ora 16:00 Kukësi – Skënderbeu
Ora 16:00 Partizani -Vllaznia
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



