Hidhet në erë me eksploziv makina e prokurorit në Vlorë/ Emri
Makina që ka shpërthyer sot në mesnatë në Vlorë dyshohet se i përket prokurorit Arben Kuliçi. Makinës duket se i kanë vendosur lëndë eksplozive dhe e kanë shpërthyer atë në orën 2:50, në lagjen “28 nëntori”, ku mjeti edhe ishte parkuar.
Prokurori Arben Kuliçi hetuar dosjen e Zvërnecit për abuzimet me tokat.
Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima, por rasti bëhet i rëndë nisur nga fakti se kërcënimi i drejtpërdrejtë i është bërë një njeri të Drejtësisë.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet duke kontrolluar kamerat e bizneseve në zonë dhe kërkuara dëshmitarë të mundshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



