Banori në çadër, Ramës: Erdhe ti, më ra telebingo!
Mesditën e sotme ka vizituar në ditën e Krishtlindjes një familje me 6 anëtarë në Gjorm të Laçit, të cilët i kanë gjetur festat e fundvitit nën çadër pasi banesa iu është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama i deklaroi kryefamiljarit lajmin se shtëpia e tij e re do të jetë mes 500 apartamenteve që do të ndërtohen nga shteti turk, por kjo ‘nuk i ka hyrë fare në sy’ kryefamiljarit të përzgjedhur për serinë e radhës në ERTV, pasi sipas tij vetë vajtja aty e kryeministrit, ishte si ti kishte rënë telebingo.
‘Në daç, ma bëni shtëpinë, në daç jo, mua më ka rënë telebingo se më ka ardhur kryeministri në shtëpi, se shtëpinë ma ka prish Zoti, jo ti.
Mua më kanë respektuar këta të bashkisë, nuk ia humb kot’, tha banori që jeton prej një muaji në çadër, kurse Rama u shtriq nga kënaqësia kur dëgjoi këto fjalë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



