Zbulohen kërcënimet ndaj 3 zyrtarëve të Burgjeve
Gjonaj nuk jep emrat e drejtuesve, por thote qe po ruhen edhe nga policia e Shtetit dhe nga një strukturë e posaçme qe është ngritur me urdhër te minsitres.
“Nuk mund të bëj te ditur institucioni emrat e drejtuesve”, tha Gjonaj, per shkak te sensitivitetit te çështjes.
Pak kohe me pare u be publik lajmi i kërcënimit te drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.
“Një pjesë prej jush kanë publikuar raste të kërcënimit të drejtuesve të burgjeve, dhe kjo strukturë speciale do t’i mbrojë. Padyshim edhe Policia e Shtetit duhet të ofrojë mbrojtje”, theksoi Gjonaj, duke mos permendur emra.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u kërcënua me jetë me anë të një mesazhi në telefonin cellular, nga persona ende të paidentifikuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



