E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleanca për Mbrotjen e Teatrit kallëzon Erjon Veliajn në SPAK: Ka shpërdoruar detyrën me projektin për Teatrin
Publik News

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit kallëzon Erjon Veliajn në SPAK: Ka shpërdoruar detyrën me projektin për Teatrin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të kallëzojë sot në SPAK, kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, për “shpërdorim detyre”. Në këtë kallëzim, Aleanca kërkon më shumë informacion rreth projektit për ndërtimin e Teatrit të ri. Një ditë më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një protestë përpara Bashkisë së Tiranës. Sipas përfaqësuesve të saj, mosinformimi për procedurat e tenderit është një shkelje e rëndë ligjore. Prej shumë kohësh, Aleanca për mbrojtjen e Teatrit proteston kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke kundërshtuar ligjin, ku për këtë të fundit edhe Presidenti Meta ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për pezullim. Çështja është në shqyrtim. Mirëpo, si qeveria ashtu edhe Bashkia e Tiranës, janë të vendosur që të ecin para me ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, madje vetë kryebashkiaku Veliaj, kur miratoi buxhetin 2020, e shpalli projektin për Teatrin, si prioritet të vitit të ardhshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.