Sulmuesi i Premier Ligës vendos për të ardhmen
Pierr-Emerik Obamejang flitet se mund të ndryshojë skuadër, pasi nuk ndihet i lumtur te Arsenali.
Interesimet për sulmuesin nga Gaboni nuk mungojnë, me Interin dhe Barcelonën që dëshirojnë ta kenë në ekipet e tyre.
Të dyja këto ekipe e pëlqejnë shumë futbollistin, dhe mund të bëjnë një sforco për ta marrë në ekipet e tyre respektive.
Megjithatë për t’i larguar këto zëra ka menduar vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se do të qëndojë te Arsenali. “Mediave angleze u pëlqen të flasin shumë. Tani për tani, jam 100% këtu.”, u shpreh shkurt Obamejang.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



