E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e nënës me 3 fëmijë të mitur: Nuk më japin bonus, të vijë Rama të rrijë në çadër
Publik News

Akuza e nënës me 3 fëmijë të mitur: Nuk më japin bonus, të vijë Rama të rrijë në çadër

Bora Pera tregon se prej 3-4 ditësh ka fryrë ere e fortë që ka rrëzuar çadrën.

Ajo bashkë me 3 fëmijët, 10 vjeç, 4 vjeç, dhe 7 muajsh, bashkëshortin dhe vjehrrit e moshuar kanë qëndruar në çadër që nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por ditët e fundit, çadra ka rënë dhe ata janë detyruar të hyjnë në banesën e rrënuar, tjegullat e së cilës rrezikojnë ti zënë brenda nga momenti në moment.

‘Gjithë natën jam pa gjumë…me dy orë gjumë. I kam mbuluar fëmijët me 3 jorganë, me mendimin se po ranë tjegullat të mos u bien në kokë fëmijëve. Është tmerr, tmerr, fryn ere, është ftohtë.

Kemi shkuar në bashki por nuk na japim bonus qiraje. Këtë e thotë edhe Kryeministri Edi Rama që s’ka bonus për ne që jetojmë në fshat.

A ka fëmijë vetë ai?! A logjikojnë këta njerëz?! A janë normalë?! Si mundet që fëmija i vogël të qëndrojë në çadër? Kush mban përgjegjësi për ne? Z. Rama që thotë rri në çadër të vijë vetë të rrijë në çadër…’, shprehet ajo e revoltuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.