Ndërprerje energjie në Tiranë, katër kabina të stakuara. OSHEE: Ja çfarë po ndodh
Sipas OSHEE-se, 4 kabina janë të stakuara per shkak të një defekti që ka ndodhur në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë. Bëhet fjalë për nderimin prapa “Vasil Shantos”, pranë KESH-it.

OSHEE njofton se punonjesit e saj jane duke punuar prane objektit ku kalon fideri 327 i Nst Selite.
“Po ashtu, në të gjithë Tiranën ka stakime nga 10-15 minuta për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë”- ben me dije OSHEE.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



