E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama do sjellë plehra?
Uncategorized

Rama do sjellë plehra?

Ndërsa, vitin e shkuar, me kërkesën edhe të ricikluesve, “qeveria Rama” shkeli këtë kauzë duke hartuar një projektligj për lejimin e importit e një grupi të caktuar mbetjesh.Kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjale se do të kthejë sërish për votim në Kuvend një projektligj për lejimin e importimit të mbetjeve.

Teksa u përgjigjej pyetjeve të depozituara nga opozita, nga foltorja e Parlamentit, Rama u ndal te interesimi i ligjvënësve të tjerë lidhur me këtë politikë:

“Kemi një politikë shumë të strukturuar… Do ta çojmë përpara me shumë vendosmëri”, u shpreh Kryeministri”, duke lënë të kuptohet se ekziston një plan nga qeveria “Rama 2” për lejimin e importit të plehrave.

Kujtojmë se një projektligj i tillë, “ngeci” në dosjet e Kuvendit, pas kundërshtive të shumta jo vetëm brenda Parlamentit, por edhe jashtë tij, me anë të protestave të shoqërisë civile.

Kujtojmë se një nga kauzat e Partisë Socialiste në fushatën e vitit 2013, ishte anulimi i ligjit për lejimin e importit të mbetjeve. Asokohe, ambientalistët dorëzuan edhe një kërkesë për referendum./syri.net

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.