Eduard Halimi: Akuza ndaj Bashës e sajuar
Eduard Halimi në cilësinë e avokatit të Partisë Demokratike, e ka cilësuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes për falsifikim ndaj tre zyrtarëve të PD-së, si vendimin e duhur të një drejtësie të duhur.
Halimi tha ndër të tjera se të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria ishin të mbështetura mbi spekulimet, ndaj edhe u rrëzuan
Mes të tjerash Halimi tha se tashmë ‘gjuetia e shtrigave’ u rrëzua.
“Vendimi i sotëm i gjykatës ishte vendim drejtësie. U provua pas 2 vitesh hetime se gjithçka ishte një akuzë e sajuar, bazuar mbi spekulime dhe u vërteta se nga hetimet nuk kishte asnjë lidhje PD dhe nuk kishte asnjë vepër penale për të dhe nuk ishte shkelur ligji nga ajo.
U vërtetua katërcipërisht. Ishte vendim drejtësie. Ne jemi avokatë të çështjes. Ky ishte një vendim që rrëzoi të gjithë akuzën, të gjithë ‘gjuetinë e shtrigave’. U rrëzuan të gjitha akuzat ndaj PD.’-tha Halimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



