E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriza politike/ Basha: Me Ramën kryeministër s’ka zgjedhje të lira
Publik News

Kriza politike/ Basha: Me Ramën kryeministër s’ka zgjedhje të lira

Pas takimit me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mire në BE, Oliver Varhelyi, kryetari I Partisë Demokratike u shpreh para mediave se, 9 kushtet e Bundestagut janë rruga e vetme për ti dhënë fund krizës politike dhe institucionale në vend.

“Zgjidhja e krizës përmes zgjedhjeve sipas një reforme sipas kushteve të Bundestagut dhe çelja e negociatave janë prioritetet kryesore. E mirëprita ndihmën e BE për marrëveshjen e reformës zgjedhore.

Pa kthyer legjitimitetin në institucionet kryesore të vendit nuk do të ketë as zhvillim, as punësim, as ekonomi e as emigracion masiv.

Ne jemi të vendosur ti japim fund krizës politike dhe për të lejuar zgjedhjet e lira e të ndershme. Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut”, u shpreh Basha.

“Qëndrimi ynë i pandryshueshëm: me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, shtoi lideri i opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.