Huawei shiti 240 milionë telefona në 2019
Kjo është rritje nga 220 milion një vit më parë. Me gjendjen aktuale, kjo rritje është e lavdërueshme.
Ajo që është edhe më interesante është se HUAWEI shiti 6.9 milion smartphone 5G në total.
Nëse shifrat janë të sakta, kjo do të thotë që gjigandi i teknologjisë kineze shiti më shumë telefona inteligjentë 5G sesa konkurrenti i tij kryesor, dhe shitësi aktual numër një i telefonave, Samsung.
Kompania koreane zbuloi në fillim të vitit se arriti të shesë 6.7 milion telefona inteligjentë në vitin 2019.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



