E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse, Amerikës do ia hidhni ju?! U gëzuat për ngjarjet në Iran, por…”
Publik News

Pse, Amerikës do ia hidhni ju?! U gëzuat për ngjarjet në Iran, por…”

Spartak Ngjela

Dje u çel akti i parë i komedisë Rama-Basha: marrëveshje për reformën zgjedhore.
Të gjithë pyetën: çfarë ka ndodhur?
Basha, ktheu befas. Ai hoqi dorë nga të gjitha kushtet që i pati vënë Ramës, a thua se vetë ishte fituesi i një lufte, dhe jo një i mundur tre herë radhazi në zgjedhje.

l.
Basha është i trembur, sigurisht. Por, na tha dhe një gënjeshtër fëminore: “tani foli Bundestagu gjerman, tha, prandaj u tërhoqa nga kushtet”.
Kjo është për të qeshur dhe për të qarë njëherësh.
Po pse kjo kthesë e behtë, cila është arsyeja?
Frika po bashkon sërish në një marrëveshje të re Ramën dhe Bashën. Por, a dinë këta të dy të bëjnë gjë me këtë bashkim? Asgjë. Do të vinë vërdallë, ecë e jak, për të shpëtuar nga hetimi i SPAK-ut; por ja, sa të vijë ambasadorja e re amerikane dhe ndalon edhe ecejaku i tyre.

Pse janë të trembur pikërisht tani?
Krijimi i SPAK-ut dhe kërkesa e opozitës parlamentare për ndërrimin e sistemit zgjedhor, i ka bashkuar në atë që i thonë reformë zgjedhore.
Nuk do ta pranojnë ndërrimin e sistemit zgjedhor me lista të hapura, po, si do t’ia bëjnë për SPAK-un?… Atëherë?

Këtu ka një arsyetim të vetëm: po të funksionojë SPAK-u si hetim antikorrupsion, nuk është i ngutshëm ndërrimi i sistemit. Dhe SPAK-u do të funksionojë. Kurse te korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë pritën që SPAK-un ta errësonte Irani. Komedia vijon. Por, sa më tej në kohëecje, edhe më gazmore do të jetë kjo komedi.

ll.
Frika e politikanit mediokër, është gjithmonë një nxitës i brendshëm që e degdis këtë te fëmija.
Në fakt, Basha është trembur nga shumë ndodhi të rreshtuara kundër tij, por SPAK- u është tashmë një gjëmë e mundshme për të. Basha ndihet i trembur gjithashtu edhe nga fshehja që ai i bëri arsyes së vërtetë të protestave të dhunëshme, dhe daljes nga Parlamenti, duke dorëzuar mandatet. Ndërkaq, me kthimin te vendi nga iku me bujë e me premtime, ka çorientuar dhe ka revoltuar mbështetësit e gënjyer të partisë së tij. Prandaj nxori në pah Bundestagun gjerman. A do t’ia pranojnë përkrahësit këtë alibi fëminore? Të shohim.

lll.
Tani po kuptohet gjithashtu se, edhe Rama është i trembur. Nuk ka asnjë ide në llomotitjen e tij ditore. Por, në fakt, që të dy, Basha dhe Rama, janë të trembur nga SPAK-u. Shumë u munduan të dy, por nuk ia arritën ta bllokonin, edhe pse Rama e kishte shpresën te kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ibrahimi.

Ndërkohë, ama, është duke ardhur ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara.
Edhe ambasadorja e re amerikane i ka trembur palët, sepse ajo tha prerë: “vij me përparësinë e kryerjes së reformës në drejtësi”.

lV.
Kurse Rama ndërkohë kuptohet se po mendon që të afrojë zgjedhjet, për të bllokuar SPAK-un, domethënë që të bllokojë reformën në drejtësi. Prandaj e ka thërritur edhe konen e Partisë Demokratike.
Janë fëminorë. Pse, politikën amerikane do gënjejnë këta të dy me një marrëveshje politike për reformën zgjedhore!!!

Kot e keni. Pa mbaruar reforma në drejtësi, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri – ky është mendimi amerikan.

Po sistemi zgjedhor? Edhe ky është në dorë të atyre që po drejtojnë reformën – ndërkombëtarëve. Priteni kur Rama t’ju thotë amerikanëve: “po të kërkojmë ndryshimin e sistemit, na ikën Partia Demokratike nga marrëveshja dhe tryeza e përbashkët”. Kurse amerikanët do të tallen me të, sigurisht.

V.
Kot lodhesh, zoti Rama! Nuk bën dot gjë. Është i mbyllur ky kapitull. Jeni të kapur, dhe politika amerikane nuk do t’ju bëjë asnjë lëshim. Nuk ka sesi t’ju pranojë të katërve: as ty, as Saliun, as Metën dhe as Bashën. Se jeni të kapur nga kundërshtarët e Shqipërisë dhe kundërshtarët e politikës amerikane.
Pse, vërtet mendoni se janë lëvizje të kota dalldisjet politike të Ramës nga Ankaraja në Pekin, e nga Pekini te minishengeni ballkanik?!
Në fakt, te këto lëvizje anti-interes për Shqipërinë, qëndron e kyçur e vërteta e likuidimit të katërshes shqiptare.
Këtu, tani, kuptohet qartë dhe vetë e vërteta e kësaj kohe, që është likuidimi me ligj kushtetues i korrupsionit të lartë shqiptar. Kushtetuta e riformuluar në vitin 2016, do të zbatohet pa asnjë ekuivok.

Korrupsioni i kryeministrave shqiptarë, gjithmonë i ka çuar dhe gjithmonë do t’i çojë këta drejt shteteve që janë kundër interesit shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Por, për katërshen e korruptuar shqiprare, ky fakt po bëhet arsyeja kryesore e likuidimit të saj.
Kurse, politika amerikane është mirë që, të gjitha dokumentat që ka si prova kundër të katërve, duhet t’ia bëje të qartë opinionit publik shqiptar.

Aleanca shqiptaro-amerikane, ashtu siç e kërkon historia, është domosdoshmëri e kësaj kohe, kurse korrupsioni i lartë shqiptar, sot, është kundër kësaj aleance.

Mbrojtja amerikane e Shqipërisë tani është një fakt historik. Por, në këtë pikë, duhet shtuar se: edhe likuidimi i korrupsionit të lartë të politikës shqiptare, mbrojtje e Shqipërisë është.

 

 

Mustafa Nano: “Provokacjan për sonte po e nis me një pasazh, nga një analizë politike. Shikoni çfarë thuhet në këtë pasazh që kam zgjedhur:

Ky ishte pasazhi që mora nga shkrimi në fjalë. Nuk po ua them emrin e autorit. Nuk ka rëndësi emri, por ka rëndësi fakti që ky autor dhe shumë të tjerë të ngjashëm me të janë duke dominuar skenën publike, studiot e televizive, portaleve, faqet e para të gazetave.

Fakti që Shqipëria është në këtë gjendje, mund të shpjegohet me shumë faktor por një nga faktorët është që skema politike është e dominuar nga njerëz si ky bandilli që shkruan gjëra kaq fëminore dhe gallatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.