E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali që parapriu zgjedhjen e vëllait të deputetes së PS
Lajme

Skandali që parapriu zgjedhjen e vëllait të deputetes së PS

Kuvendi miratoi sot për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Artur Metani u zgjodh në këtë detyrë.

Ai është vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni. Kjo e fundit, në nisje të votimit tha se kërkon të përjashtohet nga votimi për konflikt interesi. Kjo farsë u bë sa për të larë duart, pasi vëllanë e saj e miratuan kolegët.

Por historia e përzgjedhjes së Metanit ka nisur me denoncime dhe përfundoi me një skandal të publikuar së fundmi.

Ai mori vlerësimin më të lartë nga anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Fatjona Memçaj, e cila e katapultoi në vendin e parë të listës, duke i thënë avantazhin ndaj rivalit kryesor, Sokol Stojani.

Votimi i Memçajt ka ngritur dyshime mes komunitetit të juristëve- për shkak të cilësive profesionale dhe morale të zotit Metani, por më shumë për faktin se ky i fundit është epror i bashkëshortit të zonjës Memçaj në Avokaturën e Shtetit, i zgjedhur në këtë institucion pas emërimit të Metanit si Avokat i Shtetit, raporton BIRN.

E kontaktuar nga BIRN, zonja Memçaj deklaroi se ligji nuk e lejonte të komentonte mbi procedurën e pikëzimit të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 9-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ai nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Renditja në krye e Metanit u pasua gjithashtu polemika për shkak të pozicionit të tij si këshilltar juridik në Presidencë përgjatë viteve 2002-2012 –një pozicion që konsiderohet politik dhe sipas disa prej anëtarëve të Këshillit, i ndalon kandidatët për t’u zgjedhur në institucionet e reja të drejtësisë.

Kandidatura e Metanit nxiti edhe akuza nga Partia Demokratike, e cila e cilësoi atë anti-kushtetuese si përpjekje të kryeministrit Rama për të kapur drejtësinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.