E hodhi në lumë trupin e kushëririt pas sherrit për 50 euro, i riu pranon krimin
Gjatë marrjes në pyetje që ndodhi mëngjesin e djeshëm, Musli Morina, nën asistimin e avokatit Giovanni Migliorati, pranoi se e kishte goditur viktimën, por gjithashtu shtoi se e bëri atë për ta mbrojtur veten nga një sulm.
Në origjinën e sherrit mes kushërinjve, që më pas degjeneroi në vrasje, raportohet se qëndron çështja ekonomike. Mediat italiane raportojnë se shkak për këtë vrasje ishin 50 ose 100 euro që Erioni i kishte huazuar kushëririt të tij, transmeton Klan Kosova.
Ata ishin në lokal kur filluan të grinden. Të rinjtë kishin marrë drogë, sipas rrëfimit të Musliut. Grindja vazhdoi në rrugë: ishte ora 1.30 dhe vendi ishte gati të mbyllej.
Bazuar në pamjet e kamerave Musliu në banakun e barit e kishte marrë një gotë me të cilën e kishte goditur Erionin në kokë . U përfol edhe për praninë e një thike si armë vrasjeje, por për momentin nuk është gjetur.
Sipas versionit të tij, Musliu e kishte zënë paniku dhe e ka transportuar trupin e kushëririt të tij, i cili ende nuk kishte vdekur, në Naviglio duke e hedhur në lumë ku dyshohet se edhe ka ndërruar jetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



