E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i komenton aktivistit: Ikja nuk është zgjidhje, le t’i bashkojmë forcat në këtë betejë
Publik News

Basha i komenton aktivistit: Ikja nuk është zgjidhje, le t’i bashkojmë forcat në këtë betejë

Në postimin e tij ka komentuar kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili i shkruan se “largimi nuk është zgjidhje”.

“Do largohem nga Shqipëria së shpejti – zhvendosje e përhershëm. Është e qartë për mua që nuk i ndaj më vlerat e shumicës së banorëve të Shqipërisë , do të doja të luftoja për t’i bërë gjërat më mirë, por nuk mund t’i bëj vetëm ato. Jam i trishtuar që jam një statistikë tjetër në trashëgiminë e udhëheqjes së keqe politike”, shkruan Skëndo.

Kreu i PD-së e fton që të takohen, ndërsa i shkruan: Robert, ikja nuk është zgjidhje! Bashkë duhet të luftojmë për vendin. Për Shqipërinë tonë. Kjo është arsyeja pse u ktheva dhe unë, pikërisht për këtë! Mos u largo. Le të bashkojmë forcat në këtë betejë për Shqipërinë! Të ftoj të takohemi!

3a78137b-0e27-47ba-b450-571757ab8be0

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.