Ishte shumë i fortë”- Tërmeti i fuqishëm në Turqi
Situatë e rëndë në Turqi pas tërmetit me magnitudë 6.8 qe goditi vendin, ndërsa deri më tani janë konfirmuar 4 viktima.
Sipas mediave turke dëmet e shkaktuara nga lëkundje te forta janë të mëdha, ku flitet për të paktën 10 ndërtesa të shembura në qendër të Elazig, qyteti ku kishte epiqendrën tërmeti.

“Ne kemi humbur 4 qytetarë nga tërmeti që goditi vendin. Ekipet tona kanë filluar punën në terren dhe po ndjekim nga afër zhvillimet”, tha ministri i Brendshëm turk.
Ndërkohë qytetarët kanë shpërndarë në twitter edhe video të momentit të lëkundjeve të forta. “Tërmeti ishte shumë i fortë, Allahu i ndihmoftë vëllezërit tanë në Elazig”, shkruan njëri prej tyre.


Tërmeti I fuqishëm, që goditi Turqinë para pak minutash, ka krijuar panik në shumë qytete duke bërë që banorët të lenë banesat e tyre.
Por ka patur edhe nga ata që kanë zgjedhur të rrinë në shtëpi dhe gjatë gjithë kohës të lëkundjeve ti luten Zotit.
Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa grupet e shpëtimit kanë zbarkuar në zonat më pranë epiqendrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



