E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RENEA arreston në Shkodër, ‘2 të dyshuar si vrasës me pagesë
Publik News

RENEA arreston në Shkodër, ‘2 të dyshuar si vrasës me pagesë

Forcat RENEA, FNSH dhe Forcat operacionale kanë zhvilluar gjatë natës një operacion në fshatin Bardhaj të Shkodrës dhe kanë shoqëruar, dy persona me mbiemrin Doçi. Të dy dyshohet se janë vrasës me pagesë, sipas burimeve.

Operacioni në Shkodër është  në vazhdën e hetimit për pengmarrjen edhe vrasjen e Jan Prengës, trupi i të cilit që dyshohet se u gropos në zonën e Shijakut, ende nuk është gjetur.

Në hetimet për vrasjen e Prengës kanë dalë emrat e shumë grupeve kriminale të përfshirë dhe tashmë Policia shqiptare është angazhuar për arrestimin e tyre. Pesë janë arrestuar deri tani dhe 8 janë shpallur në kërkim, pjesa më e madhe e tyre nga Shkodra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.