E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bjellorusi që ia hoqi kokën vajzës 8-muajshe do të ekzekutohet me plumb në kokë
Publik News

Bjellorusi që ia hoqi kokën vajzës 8-muajshe do të ekzekutohet me plumb në kokë

Një burrë 48-vjeçar nga Bjellorusia e ka humbur rastin e apelit në Gjykatën Supreme të Bjellorusisë për vrasjen e një vajze 8-muajshe duke ia hequr kokën.

I dënuari Viktar Syarhel menjëherë tha se do ta kërkojë të drejtën e zbutjes së dënimit nga presidenti i vendit, Aleksander Lukashenko.

Vendimi i gjykatës për dënim me vdekje për këtë person nënkupton se ai do të ekzekutohet me goditje me armë në pjesën e pasme të kokës për shkak të vrasjes së vogëlushes së quajtur Hanna.

Në këtë proces u dënua edhe nëna e vajzës, Nataliya Kolb, e cila gjithashtu mori përgjigje negative për ankesën e bërë në gjykatën më të lartë. Ajo është dënuar me 25 vjet burgim, shkruan “Daily Mail”.

Image

Sipas ligjit në Bjellorusi, me dënim me vdekje mund të dënohen vetëm burrat, ndërsa ky është shteti i vetëm në Evropë që ende e ka në fuqi këtë lloj dënimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.