E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha flet për ‘incidentin’ në konvikt: U bëj thirrje atyre që merren me kërcënime të rishqyrtojnë taktikat
Publik News

Basha flet për ‘incidentin’ në konvikt: U bëj thirrje atyre që merren me kërcënime të rishqyrtojnë taktikat

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë për të takuar disa studentë që jetojnë në konviktet në Tiranë një natë më parë, por thotë se është përballur me një situatë të papritur.

Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga lart. Në fakt kjo është rruga tjetër, ajo e frikësimit dhe intimidimit:, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale, teksa ka edhe një thirrje për ata që thotë se merren me kërcënime dhe frikësime.

“Unë u bëj thirrje atyre që merren me kërcënime dhe frikësime, të rishqyrtojnë taktikat e tyre. Populli shqiptar do të dëgjohet!”

POSTIMI I PLOTE I KREUT TE PD, LULZIM BASHA

Ngjarjet e mbrëmshme janë një pasqyrë e qartë e realitetit me të cilën përballet Shqipëria.

Mbrëmë isha ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Studentët tanë janë e ardhmja e këtij vendi, shqetësimet e tyre janë shqetësimet tona.

Kjo është rruga që kemi zgjedhur ne. Rruga e të dëgjuarit, rruga e përfaqësimit të vërtetë të të gjithë shqiptarëve.

Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga lart.

Kjo në fakt është rruga tjetër. Rruga e frikësimit dhe kërcënimit të njerëzve për t’ju mbyllur gojën dhe për ti mbajtur të nënshtruar e nën kontroll.

Për mua politikanët duhet të jenë shërbëtor të popullit, jo e kundërta. Prandaj nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqyetarëve të mi dhe të përpiqem t’i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike.

Ju bëj thirrje atyre që kanë zgjedhur rrugën e kërcënimeve dhe intimidimeve që ti vënë gishtin kokës. Askush dhe asgjë nuk do ti ndalë njerëzit që të dëgjohen dhe ta thonë fjalën e tyre.

QS-punonjesja

***Një natë më parë, Basha ishte në një prej godinave të djemve në konviktet e Qytetit Studenti ku pasi ka hyrë në një nga dhomat e djemve dhe po zhvillonte një bisedë me ta, punonjësja e sportelit i ka kërkuar të largohet pasi po i prishte shumë punë. Sipas saj, ajo duhet të ishte lajmëruar për këtë gjë.

Ndërkohë kreu i PD Lulzim Basha i ka kërkuar disa herë të qetësohet pasi do të dilte pas pak minutash nga godina, duke i thënë se e kuptonte që kishte marrë urdhër nga lart. Në përfundim Basha është larguar duke e ‘mirëkuptuar’ sportelisten. “Qetësohu po të hoqi njeri nga puna e heqim ne nga puna”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.