E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rreziku i ndërhyrjes kineze dhe ruse nga rrjeti 5G
Publik News

Rreziku i ndërhyrjes kineze dhe ruse nga rrjeti 5G

Ky është Forumi i 5-të që Mediu organizon në Komitetin e Sigurise te Senatit Amerikan me kryetarin e ketij komiteti Senatorin Jim Inhofe.

Në këtë forum mori pjesë Gjenerlai James Jones Ish Komandanti Suprem I Natos dhe Keshilltar për Sigurine i SHBA, Senatori Wicker, Senatori Boozman, Senatori Rounds, Congresmenet Aderholt, Cong Jim Banks dhe Lance Goden ish Kongresman, Perfaqesues nga Departamenti Shtetit, dhe nga 20 vende te Botes, Kanada, Britani, Gjermani, Finlande Danimark, dhe gjithe vendet e Europes Juglindore u diskutua per rrjetin 5G dhe sigurine e tij.

3fa03666-a498-43cb-9559-cdebc98ae9f5

Ndërtimi me shpejtësi i rrjeteve 5 G nga Kina, tendenca për të dominuar në këtë treg, si dhe ndërhyrjet për të shpërndarë teknologjinë kineze edhe në vendet e Ballkanit, janë kthyer në një shqetësim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mundësia e aksesit nga ana e kinezevë në shkëmbimin e informacioneve, kryesisht ushtarake mes vendeve anëtarë të NATO-s, është një rrezik real për interesat e vende të Ballkanit, u shprehën gjatë këtij takimi përfaqësues të Kongresit Amerikan.

Gjatë këtij takimi zoti Mediu, i cili edhe më herët në takimet që zhvilluar në vendet e rajonit, si Kosovë, Mal I Zi, Maqedoni bashke me Gjeneralin Jones, është shprehur mbi këtë rrezik potencial, theksoi se Shqipëria është duke punuar në bashkërendim me aletatët e saj amerikanë, në forcimin e kapaciteteve dhe teknologjisë 5 G.

“Eshtë lançuar kohët e fundit e ideja e rrjetit 5 G edhe në Shqipëri dhe për fatin e mirë ne jemi në një marrëdhënie të avancuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria është vendi i tretë që po nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me SHBA, bazuar mbi Protokollin e Pragës dhe besoj që është një lëvizje në drejtimin e duhur. Dhe në këtë pikëpamje kompanitë mobile që operojnë në Shqipëri janë të lidhura në këtë pozicion, që ka të bëjë më sigurinë 5 G, shmangien e investimeve që cënojnë sigurinë dhe interesat tona kombëtare, sidomos patneritet tonë në NATO” u shpreh zoti Mediu gjatë fjalës së tij në këtë Forum Sigurie.

bb7a8b25-3b0f-4817-b88f-adebc00809b9

Mbi 1 miliard dollarë investime parashikon projektligji që kanë propozuar një grup senatorësh amerikanë në përshpejtimin e ndërtimit të rrjeteve 5 G dhe avancimin e kësaj teknologjie, në mënyrë që të përdoret në fushat më jetike të shoqërisë, qoftë në banka, spitale, hoteleri, telefona privatë, por edhe në shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.