Ndryshime në disa komisariate
Sot janë zyrtarizuar ndryshimet në nivel shefash komisariatesh në disa qytete të vendit. Kështu mësohet se Nik Nikolla, shefi i Komisariatit të Tropojës, është emëruar në të njëjtën detyrë në Lezhë, ku zëvendëson Agron Kurtin.
Ky i fundit mësohet se është emëruar shef Komisariati në Kukës, duke zëvendësuar komisarin Arben Kalaja, i cili kalon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Ndryshimet nëpër komisariate vijnë pak ditë pasi policia ka nisur disa aksione në të gjithë vendin, me qëllim evidentimin e personave që mund të kenë lidhje me krimin, si dhe të kenë pasuri që nuk mund ti justifikojnë me veprimtarinë e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



