Presidenti Meta paralajmëron Ramën: Vish poture të gjëra me 2 mars!
Pasi ka publikuar disa prej provave të reja, sipas të cilave institucionet përkatëse nuk kanë dhënë mendim lidhur me mënyrën e betimit të gjyqtarëve të Kushtetueses, ndryshuar nga Kuvendi, Presidenti Meta ka kërkuar ndihmën e popullit shqiptar.
“Në kuadër të transparencës për çmontimin e grushtit të shtetit, kërkojmë ndihmën e gjithë popullit shqiptar, ta shpartallojmë së bashku në emër të bandave kombëtare dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar, që e duan vendin tonë lavatrice për punët e tyre dhe një pjesë të mafias ndërkombëtare që mbështet hapur aktivitetin e tyre”- tha Meta.
Sipas kreut të shtetit, “kemi një problem të madh, nuk po e gjejmë dot aktin me të cilin është kërkuar dhe realizuar botimi në fletoren zyrtare i shpalljes në emër gjoja të KED i Arta Vorpsit, që kuvendi e konsideroi të zgjedhur dhe e përjashtoi nga kandidaturat e veta. Ndaj ky është shqetësim, se Kuvendi ka marrë iniciativë mjaft serioze ka thirrur Venecian, na duhet ta kemi zyrtarisht kopjen, ndaj presidenti i ka kërkuar përapara 48 orëve, ka skaduar afati qendrës së botimit zyrtare”- tha Meta.
DEKLARATA E PLOTE
“Do e marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Veoprimet e Presidentit do jenë në mbrojtje të Kushtetutës. Ju siguroj që kjo godinë është sot një kështjellë e vetme për fat të keq, por e paepur dhe e pamposhtur për mbrotjen e Kushtetutës dhe demokracisë, nga data 2 mars kur do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit përpara bulevardit me popullin shqiptar ku do lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave, dhe të shumë problemeve të tjera që nuk i meriton.
Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite ne bulevardin Dëshmorët e Kombit e ju japim fjalënërkojjnë popullin e presidentit në Whatsapp të porosisin poture të gjera”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



