Liderët e pas 90-tës si kopje të modifikuara të ish diktatorit Hoxha!
#Shkurt 20, 1991 – renia e shtatores se ish-diktatorit u konsiderua si fundi i nje kulti.
Buzeqeshja ime eshte ironike. Ja pse:
Me kujtohet qe ne kete date kam qene pikerisht me protestuesit ne sheshin Skenderbej. Isha studente dhe e pushtuar nga nje ndjenje optimizmi se vendi im po hynte ne nje klime te re te Demokracise. Me kohen kuptova qe kisha qene vetem nje vajze naive qe kisha besuar ne permbysjen e vertete te kultit te individit dhe krijimit te nje mentaliteti te ri bazuar mbi parimet demokratike te shoqerive te verteta civile te Perendimit.
Vitet ne vazhdimesi me treguan qe edhe ne sistemin post-komunist kulti i individit nuk u zhbe asnjehere. Perkundrazi, kulti i individit vazhdonte te ushqente mentalitetin totalitar te shoqerise shqiptare.
Te gjithe lideret, pas 90-es, u sollen dhe ndikuan politikisht si kopje te modifikuara te kultit qe krijoi ish-diktatori Hoxha.

Ju lutem mos na fyeni inteligjencen duke u shtirur se keni qene kryetare shteti me vizion demokratik.
Absolutisht, jo! Keni abuzuar mbi Demokracine, keni shkelur lirite dhe te drejtat e njeriut, meritokracine dhe dinjitetin e nje populli. Keni motivuar kultin e individit ne interes te pushtetit politik personal, duke e mbajtur shoqerine nen frymen totalitariste te nje sistemi despotik dhe manipulues.
Sot duhet t’i kerkoni falje popullit shqiptar qe, ne keto dekada ia vrate shpresen e Demokracise reale. Te gjithe lideret e pas 90-es, pa perjashtim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



