E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Encës, këngëtares i vdes i ati
Publik News

Encës, këngëtares i vdes i ati

Një ngjarje e hidhur ka ndodhur në familjen e këngëtares së njohur, Enca. Babai i saj është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë të cilën për fat të keq nuk e ka kaluar dot. Lajmin këngëtarja ende nuk e ka bërë publik megjithatë burime pranë “Anabel.al” e konfirmojnë diçka të tillë.

Kujtojmë se Enca e ka përmendur shpesh babain në intervistat që ka dhënë. Ndonëse kemi parë mamanë e saj Entelën të jetë më e angazhuar me karrierën e të bijës, Enca gjithnjë e ka theksuar se pa mbështjetjen dhe mirëkuptimin e babait të saj asgjë s’do të ishte e mundur të realizohej.

Si Enca, ashtu edhe Uindi (motra e saj) nuk kanë reaguar publikisht për këtë lajm të hidhur dhe gjithashtu nuk kanë qenë aktive në rrjete sociale këto ditë çka na bën të vërtetojmë, atë që kanë thënë burimet, se babai i tyre është ndarë nga jeta të dielën.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.