E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i PD në Fier: Helmimi i nxënësve, krim shtetëror i përsëritur
Publik News

Kreu i PD në Fier: Helmimi i nxënësve, krim shtetëror i përsëritur

Fieri është tronditur nga një ngjarje e cila deri më tani ka bërë që 30 nxënës të shkollës ‘Janaq Kilica’ të përfundojnë në spital.

Sipas policisë, në ambientet shkollës është përdorur sprajt piperi, duke bërë që nxënësit të kishin mungesë në frymëmarrje dhe simptoma të tjera.

Ndërkaq, në denoncimin e tij kreu i Partisë Demokratike për Fierin, Luan Baçi e cilëson si një krim shtetëror të përsëritur.

Ndërkaq, një prej nxënësve ka treguar se ky ishte vetëm një traumatizim psikologjik si pasojë e një eksperimenti social të kryer në ambientet e shkollës.

Megjithatë, po sipas nxënësit, dyshohet se është hedhur një lëndë në ambientet e shkollës dhe kjo ka bërë që nxënësit të përfundojnë në spital.

Po ashtu edhe psikologia e shkollës tha se ka qenë thjesht një panik i nxënësve të cilët kanë përjetuar një shok psikologjik për shkak të eksperimentit social dhe kanë përfunduar në spital. Janë rreth 30 nxënës që kanë mbërritur në spitalin e Fierit me këto simptoma.

Postimi i Luan Baçit: E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa pergjegjshmeria e Kryetarit te Bashkise, e dhe e Drejtoris Arsimore ne Fier.

Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik.

Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital.

Shteti ka rene, do duhej tju beja thirrje, deputeteve te qarkut, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojne,

I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre

Ne na kane ne krahe.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.