E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Largohet edhe një gazetar tjetër nga Top Channel
Lajme

Largohet edhe një gazetar tjetër nga Top Channel


Top Channel në rënie të lirë/ Çfarë po ndodh me televizionin e njohur?
Prej disa kohësh po ndodh një hemoragji e madhe me stafin e Top Channel.

Dhjetra gazetarë e drejtues janë larguar njëri pas tjetrit nga ekrani aq i pëlqyer ndër vite nga shqiptarët.

Largimi filloi me drejtorët e informacionit Bledar Zaganjori e Mentor Kikia e më pas vijoi me gazetarët e lajmeve.

Një pjesë shkuan në zyrat e shtypit ku mund të përmendim gazetarin Muhamed Veliu.

Së fundmi edhe redaktori i ekonomisë Enkelejd Llanaj është larguar, thanë burime zyrtare të Top Channel për Citynews.

Llanaj ka qenë kryeredaktor dhe producent lajmesh prej 10 vitesh. Kujtojmë që Llanaj është pjesë e stafit të Top Channel që në ditët e para të këtij televizioni para 17 vitesh. Ndoshta Llanaj mund të cilësohet si i fundit i mohikanëve.

Nga ana tjetër shumë figura të ndërtuara nga Top Channel si Marina Vjollca që shkoi që fëmijë dhe u rrit në këtë media është larguar gjithashtu në Klan.

Por largimet nuk kanë përfunduar me kaq, pasi të tjerë emra të mirënjohur të këtij ekrani e kanë braktisur atë.

Në spektaklin e humorit Portokalli janë larguar deri më tani si fakt i kryer aktorët Bes Kallaku, Erion Isai si dhe dje u bë me dije ikja e Florjan Binajt.

Gjithashtu emisioni Select i mesditës është shkrirë totalisht dhe është zëvendësuar me emra të rinj.

Pra çfarë po ndodh në televizionin Top Channel?

Cilat janë arsyet e këtyre largimeve të shumta dhe a do të arrijë ky televizion të mbetet në lartësinë e viteve të kaluara?

Përgjigjia mbetet për t’u parë te audienca dhe pëlqyeshmëria e publikut. /Citynews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.