Shkon për krehje dhe vjen i rruar….
Artan Hoxha
Forcat Speciale kanë nisur një operacion në Vlorë për bllokimin e mjeteve luksoze si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Operacioni në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të zhvilluar në qytetin e Elbasanit.
Efektivët kanë kryer një sërë kontrollesh në makinat luksoze.
Pas operacionit “Vjeshte 2017”, ku Policia e Shtetit me ne krye kreret e saj i futi nje te “krehur balukeve” dje paradite ne Elbasan, sot ne te zbardhur dita vendosen ti fusin dhe nje “krehje ballaboks” Vlores, – deklaroi Drejtori i Policise …
Qeveria ka njoftuar me bujë këto ditë se forcat e policisë së shtetit, të ndërhyjes së shpejtë (FNSH) dhe ato speciale Delta Force, po organizojnë prej dy ditësh një operacion madhor, të koduar “Vjeshtë 2017”, për arrestimin e kriminelëve dhe sekuestrimin e aseteve të vendosur në mënyrë të paligjshme. Natyrisht nuk është lënë pa theksuar faktin se aksioni është organizuar me urdhër të vetë Ministrit Fatmir Xhafaj.
Aksioni ka filluar në Elbasan dhe Vlorë ku janë vendosur qindra forca speciale të ardhura enkas për operacionin dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.
Pas dy ditëve aksion kanë filluar edhe sukseset e para. Sipas njoftimit të rezultateve nga vetë policia:
Në Elbasan, u arrestua një person i cili ishte në kërkim për vjedhje.
Në Vlorë u arrestua një person për mbajtjen e paligjshme të disa gramë canabis, armëmbajtje pa leje dhe 6 mijë euro të pajustifikuara.
Ndërsa çdo ditë transportohen tonelata drogë drejt Italisë, ajka e policisë shqiptare, në një aksion të drejtuar nga kokat më të mëdha të rendit, arrin të kapë vetëm pak gramë kanabis. Çdo koment është i tepërt.
****
Pas operacionit “Vjeshte 2017”, ku Policia e Shtetit me ne krye kreret e saj i futi nje te “krehur balukeve” dje paradite ne Elbasan, sot ne te zbardhur dita vendosen ti fusin dhe nje “krehje ballaboks” Vlores.
Meqe jemi ne vjeshte keto aksionet me “krehje” bandash dhe te fortesh me kujtojne kohen e gjimnazit, ne fundin e viteve ’80 te shekullit te kaluar, kur ndermarrjet bujqesore ishin keq me korrjen e misrit dhe na kerkonn ti fusnim nje aksion vullnetar per te mos e zene shiu misrin ne are.
Zoterinj aksioniste te policise, grupet kriminale per te cilat flasim, ne Elbasan, Vlore, Durres, Shkoder apo Tirane, nuk jane as parcela me miser te ndermarrjeve bujqesore mbetur ne are dhe as parcela me hashash te ndonje kultivuesi hallexhi qe ia ka futur vrapit sapo ka pare furgonin e grupit te gatshem. Kjo lloj “korrje” nuk do as kosore dhe as sakice, se po te ishte se korreshin aq kollaj, i “korrnin” kryetaret e bashkive me polici bashkiake.
Me keto lloj aksionesh 3-4 oreshe me “krehje”, maksimumi mund te krehni baluket tuaja ose mund te krehni ndonje pjekes misrash pa kupon tatimor ne ndonje cep mehalle. Se atyre te forteve me makina te blinduara Audi A8, qe kane bere zap Elbasanin dhe i kane korrurr te vraret si thase me miser keto 18 muajt e fundit, maksimumi mund ti keni detyruar te nderrojne marken e Audit, nga A8-te ne Q7-te.
Nese nje grup special hetimor i prokurorise per krimet e renda dhe policise gjyqesore nuk ulet kembekryq ne Elbasan dhe ti nise nga masakra e 3 shkurtit 2016 zbulimin e gjithe atentateve, aksionet vullnetare me krehje, thjeshte do tu stilojne modelin e balukeve mbreterve te rinj te qytetit….

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco