E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbi jetën në aksident, presidenti Meta vlerëson me dekoratën ‘Naim Frashëri’ mësuesen
Lajme

Humbi jetën në aksident, presidenti Meta vlerëson me dekoratën ‘Naim Frashëri’ mësuesen

Mesuesja e ndjere Luiza Dule

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën “Naim Frashëri” mësuesen e ndjerë Luiza Dule, që humbi jetën në një aksident tragjik në 19 dhjetor 2018, kur po shkonte pranë nxënësve të saj.

Meta thotë se kjo është një shprehje nderimi dhe respekti për mësuesen e ndjerë.

Statusi i Metës:

Në kuadër të Ditëve të 7 dhe 8 Marsit, vendosa të vlerësoj me Dekoratën e lartë “Naim Frashëri”, Luiza Dule (pas vdekjes), mësuesen e ndjerë të shkollës “Selami Kodra” në Arrëz, Devoll, e cila humbi jetën në një aksident tragjik, në 19 dhjetor 2018, duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur.

Ky vlerësim është shprehje nderimi dhe respekti, për mësuesen e paharruar Luiza Dule, nënën dhe familjaren model, si edhe për të gjithë arsimtarët, veçanërisht për mësueset në mbarë vendin, simbole të përkushtimit dhe të sakrificave të pashembullta, për përhapjen e dijes dhe edukimit te brezat e rinj, duke sakrifikuar deri edhe jetën e tyre!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.