E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ironizon Sonila Meçon: Si mundet të mblidhen në një studio dhe marrin 127-ën
Publik News

Rama ironizon Sonila Meçon: Si mundet të mblidhen në një studio dhe marrin 127-ën

Kryeministri Rama ironizon moderatoren Sonila Meço e cila dje në mbrëmje gjatë emisionit të saj telefonoi numrin e Urgjencës 127 për të provuar nëse do t’i përgjigjeshin apo jo.

Në fakt pas disa sekondash, ekipet e Urgjencës iu përgjigjen moderatores, e cila më pas iu tha se vetëm provoi nëse do t’ia hapnin telefonin.

Në një komunikim live me qytetarët, Rama duke ironizuar moderatoren u shpreh se si mundet që njerëzit të mblidhen në një studio dhe të marrin 127 në telefon për të provuar nëse ajo punon apo jo.

“Si mundet që njerëzit të mblidhen në një studio dhe marrin 127. Pse ca është 127? Marrin punon apo nuk punon. 127 është numër për ata që janë të sëmurë.

Infeksioni shpërndahet kudo, në të njëjtën masë. Mënyra sesi ne reagojmë dhe masat që marrim ndryshojnë përhapjen e epidemisë dhe vënien e saj nën kontroll”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.