Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm është ndaluar qarkullimi i automjeteve private.
Kjo masë e marrë nga kryeministri Rama shërben për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Policia ka vendosur patrullat e saj në të gjitha akset rrugore, duke ndaluar çdo shtetas që e shkel urdhrin.
Erjon Ahmeti, Drejtori i Qarkullimit Rrugor është shprehur se gjobat do të jenë në zbatrim me Kodin Rrugor, ndërsa ka patur edhe shkelje nga qytetarët në Durrës, ku 5 persona janë shoqëruar për verifikim.
“Shërbimi i Policisë Rrugore është i pranishëm në të gjitha akset rrugore kryesore, urbane dhe interurbane për kontrollin e të gjith mjeteve.
Është bashkëpunuar me shërbimet e bashkive dhe Policinë e Shtetit, dhe janë lejuar të vazhdojnë autobuzat e caktuara nga Bashkia Tiranë.
Aktualisht rrugët janë të boshatisura. Pjesa më e madhe e shoferëve që kanë lëvizur kanë qenë të akredituar nga Policia e Shtetit, ndërsa pjesa më e vogël që nuk kanë patur lejen janë shoqëruar në ambientet e komisariateve.
Në qarkun e Tiranës janë 15 pika kontrolli, me patrulla policie. Gjobat do të vendosen në zbatim të Kodit Rrugor”, tha Ahmeti.



