E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Alarmi u dha në fillim të shkurtit’, ish-ministri sulmon qeverinë: Italia e vendosur të luftojë koronavirus
Lajme

‘Alarmi u dha në fillim të shkurtit’, ish-ministri sulmon qeverinë: Italia e vendosur të luftojë koronavirus

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka komentuar masat e marra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit duke e krahasuar me vendet e tjera. Ai ka theksuar se masat e marra nga vendi ynë nuk krahasohen me Italinë, ndërsa shton se alarmi ka rënë që në fillim të shkurtit.

“Në vendin tonë ne kemi reth 0,45 për 10000 banorë, për të mos folur për nivelin e shumë elementeve teknike dhe nuk ka asnjë përpjekje për shtimin me urgjence të tyre, ndërkohe që duheshin aktivizuar së paku 200-250 poste Reanimacioni të reja, alarm i dhënë ky që në fillim të shkurtit”, thotë Shehu.

Fillimisht ai ka marrë shembullin e Italisë për të cilën thotë se brenda dy javësh bëri dyfishimin e posteve te Reanimacionit e pajisjen e tyre me respiratore, të domosdoshëm këto për të shpëtuar shumë jetë nga ndërlikimet e Coronavirusit, kur 10% e të infektuareve kanë nevojë për Terapi të tillë Intensive.

Postimi i Shehut:

Italia e vendosur te luftoje, Shqipëria në vend numuro!

Italia dje ne perpjekje te gjithaneshme perfundoi brenda dy javesh dyfishimin e posteve te Reanimacionit e pajisjen e tyre me respiratore, te domosdoshem keto per te shpetuar shume jete nga nderlikimet e Coronavirusit, kur 10% e te infektuareve kane nevoje per Terapi te tille Intensive.

Ajo instaloi reth 4000 poste te reja me te gjitha sherbimet ndihmese e nje kosto 1 Miliard Euro, duke kaluar nga 1 ne 2 shtreter te tille per 10000 banore.

Gjermania ka 4 poste per 10000 banore dhe megjithate po instalon me urgjence edhe 10000 respiratore te tjere, gje qe i krijon nje siguri te madhe ne dominimin e komplikacioneve te kesaj epidemie.

Ne vendin tone ne kemi reth 0,45 per 10000 banore, per te mos folur per nivelin e shume elementeve teknike dhe nuk ka asnje perpjekje per shtimin me urgjence te tyre, nderkohe qe duheshin aktivizuar se paku 200-250 poste Reanimacioni te reja, alarm i dhene ky qe ne fillim te shkurtit.

Mjekesia e zhvilluar europiane dallohet nga ajo e vendeve te pa zhvilluara per nivelin e larte teknologjik, kualifikimin e personelit, investimet gjigande, ku nje vend kryesor ze Terapia Intensive, qe qartesisht determinon ne uljen e vdekshmerise.

Zhvillimi i sistemit shendetesor e veçanërisht përballimi i situatave të tilla kërkojnë përpjekje, dije e financime reale, duke pasur si model e krahasuar vendin tone me vendet europiane, ndryshe dhe pasojat do te jene si ne Afriken Qendrore!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.