Rama flet për përballimin e krizës: Do mbështesim bizneset e vogla
Kryeministri Edi Rama ka folur për mbështetjen që qeveria do të japë për bizneset që do preken nga situata e krijuar nga koronavirusi, i cili deri më tani në vendin tonë ka shënuar 59 të infektuar dhe 2 viktima.
Rama ka deklaruar për news 24 se do të mbështesë bizneset e vogla ndërsa për bizneset e mëdha ka thënë se ata janë të fundit në rradhë.
Sakaq kryeministri ka theksuar se i prekur realisht nga kjo situatë është dhe turizimi, ndërsa sa i përket shtyrjes së kredive theksoi se nuk mund të tejkalojë 3 mujorshin për të mos i lënë bankat në ‘pikë të hallit’.
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë në paralajmërimin se vendi ynë duhet të jetë gati për cdo skenar që mund të ndodhë nga koronavirusi, ndoshta edhe ai i tragjedisë si Italia. Duke theksuar se në këtë luftë cdo vend është i vetëm, dhe ne kemi veten dhe Zotin, shefi i qeverisë tha se mund të vijë koha që qeveria, deputetët apo edhe ata që marrin rroga të larta në këtë vend, mund të mos e marrin pagën e fundit të muajit.
Cili është skenari më i keq dhe si keni vendosur ta asistoni që mos bjerë vendi në kolaps?
RAMA: Skenari më i keq është tragjedia e Italisë që mund të ndodhë EDHE këtu, nëse s’jemi strikt me masat dhe duke parë TV e duke u frymëzuar NGA stresi e mërzia, marrim përsipër të diskutojmë masat e opinionet që s’kanë lidhje me gjërat e duhura.
Ne i kemi marrë dhe do i marrim të gjitha masat, jemi të bindur se cdo ditë po shëtojmë jetë e po lehtësojmë plagë, po e pengojmë virusin të avancojë me shpetjësi por askush se di, në asnjë vend të botës se di në cfare pike agresiviteti i këtij armiku mund të na cojë.
Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha, ti lutemi Zotit që mos gjendemi përballë më të keqes fare se përballë saj gjunojëzohen edhe SHBA.
Nevoja për të financuar në vijimësi këtë lutë, duke financuar armatën në vijë të parë është nevojë jetike e ne do e plotësojmë, të gjithë ata që kërkojnë gjëra që në kohë paqe nuk pranohen, këtu kam parasysh ata që janë të pasur.
Mund te vije koha qe qeveria e deputetet të mos marrin pagat si do e merrnin ne kohe paqe, mund te vije koha qe të gjithë ata që kanë rroga të larta në vend të mos e marrin, e duhet ta pranojme e duhet të jemi të privilegjuar që mund ta bëjmë këtë sakrificë pa i lënë fëmijët pa bukë por të ndihmojmë të tjerët të ushqehen, në këtë luftë cdo vend është i vetëm, ne kemi veten dhe Zotin që është i madh”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Qeveria do tju japë një siguri financiare. Te gjithë ata që kanë një sipermarrje të vogël qeveria do ju japë ne instrument per pagën e tyre. Kjo do të vendoset sapo grupi i eksperteve te arrijë një konkluzion, ditën e nesërme.
Kam unë një sugjerim për bizneset e kompanitë e mëdha ata të parët të kuptojmë që jemi në luftë dhe ata të mbajnë rradhën dhe të lenë të tjerë të kërkojnë ata janë të rëndësishëm por janë të fundit në rradhë.
Me këtë nuk dua të them se ata nuk do i konsiderojmë por ata në këtë luftë të jenë në krah të popullit dhe jo xhepit të përkrahin shtetin dhe mos ta shohin si bankë.
Ne ate që kemi vendosim prioritete dhe se pari janë fëmjët të moshuarit që janë bizneset e vogla. Dhe sigurisht pastaj vijnë këta të medhate. Në mos gabohem vitin e shkuar kanë marrë një shumë të madhe nga dividenti atë shumë ta vendosin ne dispozicion të luftës dhe mos planifikojn blerje të veturave të reja dhe e udhetime.
Shtyrja e kredive:
Ne kemi marrë parsysh gjithcka që ne mund të bëjnë kreditë janë shtyrë për 3 muaj dhe nenjehere do të marrin mbështetje… ne ti lemë bankat pastaj në pike të hall. Për ca arsye duhet të shohim me cfare do ta financojme ne luften. Dëshira në kohë paqeje këto nuk janë sugjerime ne kohë lufte. Ne jemi në luftë dhe nuk është bërë deti kos. Dua të jemi i drejpërdrejt respektoj maksimalisht e konsideroj të turpshme që ata njerëz që mbajnë në punë të akuzohen dhe baltosin por sot është koha tu them që duhet te sakrifikojnë për popullin shqiptarë.
Ne do të mbështesim njerëzit në punojnë në biznese. Vazhdimësinë e bizneseve duke pasur pasurasysh biznese që janë prekur realisht. Në Shqipëri është prekur realisht turizimi. Të mëdhenje të vegjël duhen mbëshjtetur. Çfarë mbështetje duhet tu japim atyre që vijojnë aktivitetin që po rrisin në mënyrë abuzive çmiemt e po fitojmë më shumë se çfitonin normalisht… Kjo është ilegale në kohë paqeje dhe krim në kohë lufte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



