E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spanjë, mjekët shohin vdekjen me sy, s’dinë cilin të shpëtojnë më parë
Publik News

Spanjë, mjekët shohin vdekjen me sy, s’dinë cilin të shpëtojnë më parë

Një nga vendet më të prekura pas Italisë në Evropë, është edhe Spanja. Kjo e fundit po përjeton një ferr të vërtetë, ku të prekurit nga koronavirusi vdesin ditë pas dite.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ditën e sotme në Spanjë, vdekjet u rritën me 324 vetë, apo 32%, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1,326.

Këto të dhëna vijnë ndërsa Spanja ka hyrë në javën e dytë të gjendjes së jashtëzakonshme që ka mbyllur shumicën e njerëzve në shtëpitë e tyre.

Madridi që është edhe epiqendra e shpërthimit në atë vend, ka njoftuar se do të përdorë hotelet si spitale të paracaktuara.

Qeveria spanjolle ka marrë masa duke përfshirë një paketë ndihme për industrinë e turizmit dhe transportit dhe po garanton deri në 100 miliardë euro kredi për të ndihmuar bankat të çlirojnë kredi për bizneset e vogla dhe të mesme.

Ndërkohë në media raportohet se për shkak të situatës shumë të rënduar, mjekët spanjollë kanë deklaruar se nuk u mbetet zgjidhje tjetër sesa të vendosin kë do të shpëtojnë.

Do t’u japin prioritet atyre që kanë më shumë mundësi për të jetuar.

“Pranimi i një hyrjeje do të thotë të mohojmë një person për një tjetër që ka më shumë mundësi të përfitojë, pra është e domosdoshme të evitojmë kriterin e hyrjes në bazë të mbërritjeve”, shkruhet në një dokument mbi emergjencën e Covid -19 të përgatitur nga grupi i punës së bioetikës të Shoqatës Spanjolle të Mjekësisë Intensive, Kritike dhe Unitetit Koronar (Semicyuc).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.