E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryegjyqtari akuza të forta prokurorisë: Sjell vetëm punëtorët e kanabisit
Lajme

Kryegjyqtari akuza të forta prokurorisë: Sjell vetëm punëtorët e kanabisit

‘Plas’ në Vlorë,  Nuk arrestohen peshqit e mëdhenj të kultivimit të kanabisit por vetëm peshqit e vegjlit.
Kryetari i Gjykatës së Shkallës së parë të Vlorës, Skënder Haluci bën një deklaratë të fortë publike ku deklaron se në tre vitet që ai ka drejtuar këtë gjykatë, nuk ka mbërritur në bankën e të akuzuarve asnjë organizator i kultivimit të kanabisit.

“Në gjykatë vijnë vetëm punëtorët, jo organizatorët e kultivimit. Vijnë vetëm punëtorët që vadisin prashisin dhe ruajnë. Organizatorët e kultivimit të bimëve narkotike nuk kanë ardhur deri më sot për tu gjykuar të paktën në gjykatën që drejtoj unë prej 3 vitesh”, -tha Haluci.

Kryetari i Gjykatës së Vlorës vijon gjuhën e ashpër kur thotë se hetimet janë të përcipta nuk shkohet më tej për të kapur organizatorët, ata kultivuesit e vërtetë.

“Problemi është se hetimet janë të përcipta, në gjyq vijnë punëtorët dhe nuk shkohet më tej për të kapur organizatorët, ata kultivuesit e vërtetë jo punëtorët e hashashit “, -shprehet ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.