Rama: Nuk ka patur kufizim transporti i mallrave ushqimore
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk do të kenë asnjë kufizm në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai sqaron se orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore.
‘Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore’, thotë ndër të tjera Rama.
Statusi i plotë:
Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore:
Të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut!
Orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore!
Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



