E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Papa Françesku pritet të bëjë testin e dytë për COVID-19
Lajme

Papa Françesku pritet të bëjë testin e dytë për COVID-19

Vatikani është përfshirë nga ankthi, pasi një nga murgjit që jetonte në të njëjtën rezidencë me Papa Françeskuan ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Papa Françesku bëri testin e parë para disa ditësh, që rezultoi negativ, por pritet që të bëjë një test tjetër për të kontrolluar shëndetin e tij.

Në Vatikan kanë dalë edhe katër persona të tjerë pozitiv në testin e CoVid-19. Ndërkohë që deri më tani Italia është vendi më i prekur nga CoVid-19.

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 8215

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.