E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A je gati për protestë?
Publik News

A je gati për protestë?

Më ra telefoni tani në mëngjes.
– Armir si je? Lulzim Basha jam – tha
U befasova me thënë të drejtën se nuk më kishte ndodhur kurrë dhe instiktivisht u ngrita në këmbë, ashtu me brekë siç isha.

– Rri, rri! – më tha nga telefoni – Thjesht dua të të bëj një pyetje, që në fakt është kërkesë: A JE GATI NESËR, DITËN E ENJTE, ORA 14.00, TË DALIM TË GJITHË NË RRUGË ? Domethënë 1 orë pasi fillon shtetrrethimi? Të jetë një protestë e heshtur por masive, thjesht për ti treguar pushtetit se neve lirinë nuk mund t’ia dhurojmë kokulur një individi që i ka shumë të këqija raportet me lirinë. Nëdaç me lirinë kolektive, nëdaç me atë individuale. Aq më tepër që ai nobelisti që kam marrë të na hartojë programin elektoral më thotë se ne këto masa që ka marrë Rama për izolimin total të shqiptarëve ekonomia po shkon pakthyeshmërisht në greminë.

Të them të drejtën e shpirtit u rrënqetha! Ishin fjalë zemre që i prisja ti dëgjoja prej shumë vitesh. Shoh orën 07.13 minuta. Thashë të bëj një provë verifikimi.
– Zoti Basha, se sa u zgjova. Sa është ora?
– Ora është 9 ! – mu përgjigj
“Ai vetë qenka”! – u ngazëlleva unë dhe e pyeta:
– Po ndonjë parrullë a të shkruajmë?
– Nëse ke mundësi – tha – shkruaj: ” Unë nuk jam skllav”. Ose “Liria ime vlen sa jeta ime”, ose çfarë të duash në këtë kontekst..!

Atë çast isha gati edhe të hidhesha në flakë për liderin tim, jo më të haja gazin e Lleshit apo dhjetë mijë lekshin e Edit. Mallkova gjuhën time që e kam sharë Bashën ndonjëherë për pasivitet. Ndërkohë matanë telefonit.
– Më fal të të bëj edhe nja dy pyetje?
– Patjetër zoti Basha! Zoti kryeministri im i ardhshëm!
– Ti ke besuar ndonjëherë tek protestat që kam organizuar unë?
Më zuri ngusht! Në fakt për çdo protestë kam thënë se është e sabotuar dhe më ka dalë. Po si ti thoja kryetarit unë tani?
– Padyshim kryetar! Në çdo protestë! – e gënjeva
– Pra edhe tek protesta e nesërme?
– Pa asnjë diskutim o shpresa e Shqipërisë.
– Pyetja e fundit: Ti beson se Lulzim Basha zgjohet kaq herët në mëngjes?
– 😳….😳😳….
– Gëzuar 1 Prillin shoku!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.