Banorët nxjerrin nga lumi Osum, trupin e një gruaje të pajetë
Trupi i pajetë i një gruaje është nxjerr pasditen e sotme nga rrjedha e lumit Osum.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se identiteti i gruas nuk dihet ende, ndërsa kanë qenë banorët e fshatit Sheq të Beratit ata që kanë nxjerr trupin e pajetë nga lumi. Banorët e zonës që nxorën dhe trupin e pajetë nga lumi thonë se ajo është sjell në fashtin e tyre nga rrjedha e Osumit dhe mund të jetë e ndonjë zone tjetër.
Sipas Abc Neës, 10 ditë më parë një familje nga Uznova e Beratit kanë denoncuar humbjen e një familjare të tyre një grua rreth moshës 51 vjeç. Ndërkohë, pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktoj shkakun e vdekjes së gruas dhe indetitetin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



