E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet pa shenja jetë në shtëpi gazetarja e njohur kosovare
Lajme

Gjendet pa shenja jetë në shtëpi gazetarja e njohur kosovare

Është ndarë nga jeta gazetarja, këngëtarja dhe kompozitorja e njohur , Violeta Rexhepagici.

Raportohet se ajo u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj. Lajmi u konformua nga policia e Kosovës.

Ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

“Sot rreth orës 09:30 kam marrë informatën se në rrugën “Ferid Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën femër, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht njësitet policore në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”- tha zëdhënsja e policisë Flora Ahmeti për Telegrafin.

E ndjera, e cila njëherësh është edhe motra e Armend Regjepagicit, do të mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë në fushën e gazetarisë.

Violeta për publikun e gjërë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqson për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta me vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.