E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiperia  nën monitorim për rivendosjen e vizave
Lajme

Shqiperia nën monitorim për rivendosjen e vizave

Paralajmërimi dhe lajmi i keq për të gjithë shqiptarët e thjeshtë vjen nga vetë zëdhënësja e Komisionit Europian, Tove Ernst.

Zyrtarisht azilkërkuesit nga Shqipëria konsiderohen si një shqetësim permanent për Brukselin dhe mund të çojnë në pezullimin e lëvizjes Shengen për shqiptarët. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Tove Ernst nuk përmend në veçanti shqetësimet e ngritura së fundmi në dy vende anëtare, Franca dhe Holanda, por konfirmon se Shqipëria është nën monitorim për këtë çështje.
“Deri tani, nuk kemi marrë njoftim nga asnjë shtet anëtar, por vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën. Siç ju referuat dhe ju, kemi mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë dhe raporti i radhës do të prezantohet në fund të këtij viti. Ne duam që të mbajmë liberalizimin e vizave, por nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë abuzim.
Duhet të trajtohet çështja e trafiku ilegal, kërkesave të azilit, si dhe bashkëpunim për personat në situatë të paligjshme që kthehen në vendin e origjinës. Këto janë çështje për të cilat autoritetet mund të punojnë”, ka theksuar Ernst në një prononcim për Abc News.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.