Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, ka akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se duhet të mbajë ‘përgjegjësi’ për dështimet në gjurmimin e koronavirusit.
Deklaratat e Pompeos në Fox News, vijnë pas sulmeve të vetë presidentit Donald Trump ndaj organizatës.
Pompeo gjithashtu tha se SHBA-të mund të mos kthehen kurrë në financues të OBSH-së.
‘Mund të jetë rasti që Shtetet e Bashkuara të mos kthehen më kurrë pas duke dhënë dollarë të taksapaguesve amerikanë për OBSH-në”, tha Pompeo për Ingraham.
Komentet e Pompeo vijnë pasi Trump njoftoi ndalimin e fondeve në fillim të këtij muaji, duke thënë: ‘Me shpërthimin e pandemisë Covid-19, ne kemi shqetësime të thella nëse bujaria e Amerikës është vënë në përdorimin më të mirë të mundshëm.’




