Deputeti reagon ashpër ndaj Beqajt: Ky ka ikur nga mendorja…
Deputeti i opozitës Andi Përmeti ka reaguar ashpër ndaj propozimit të bërë nga deputeti i PS-së, Ilir Beqja, për uljen e pensioneve dhe pagave.
Nga foltorja e Kuvendit, ai ka këshilluar Beqjan të bëjë kontroll mendor duke e cilësuar atë ose të cmendur ose të pashpirt, që ka bërë një propozim të tillë.
“Vini një mjek psikiatër të hyrja e Kuvendit se katantina ka pasoja. Kam përshtypjen që keni nevojë për kurim urgjent, sepse dëgjon atë të thotë që të ulen pagat e mjekëve, infermierëve, të ulen pensionet. Sepse është e frikshme që të bësh këtë propozim në këtë kohë, ai është ose I cmendur ose pashpirt ose të dyja bashkë, nuk e di nëse e ka bërë në bashkëpunim me Ramën, për të testuar shqiptarët, por nëse e ka bërë nga mendja i këshilloj të kujdeset shpejt pa qenë vonë, se është sic thoshte ajo nëna, që ky ka ikur nga mendorja”- tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



