E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje të reja nga sekuestrimi i 1.2 mln litra naftë të Lulzim Berishës
Publik News

Detaje të reja nga sekuestrimi i 1.2 mln litra naftë të Lulzim Berishës

Detaje të reja kanë dal nga sekuestrimi i 1.2 milionlitra naftë në pronësi të Lulzim Berishës dhe motrës së tij Enkelejda Shoshi.

Mësohet se ish-bashkëshorti i kësaj të fundit ka qenë dëshmitar në gjyqin e Berishës.

Bëhet me dije se Frederik Shoshi është anëtar i Këshillit të Administrimit të Shoqërisë të Naftës. Gjithashtu ka në pronësi një restorant në qytetin bregdetar të Durrësit

Sakaq, ai ka qenë i dënuar për kontrabandë me mallra.

Ndërkohë kujtojmë që Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar naftën, pasi në 13 shkurt 2019 i është revokuar licensa nga autoritetet kompetente.

Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.